Faqja më e madhe për video, Youtube, ka njoftuar se do të bëjë një ndryshim shumë të madh në mënyrën se si funksion.
 

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Youtube nga viti 2018 nuk do të përkrahë më reklamat 30 sekondëshe të cilat duhej t’i shihnim për të parë videon që dëshironim.

Youtube ka njoftuar se ‘’kemi vendosur të ndërpresim  përkrahjen e reklamave që nuk hiqeshin për 30 sekonda, që nga viti 2018 dhe të punojmë në formatet që i përshtaten edhe përdoruesve edhe reklamuesve.’’