Samsung Electronics njoftoi se do të mbështesë Playback-un global HDR të YouTube për herë të parë në televizion, përmes një versioni të zgjeruar të aplikacionit YouTube.

Aplikacioni i YouTube është i disponueshëm në të gjithë televizorët Quantum dot të Samsung 2016 dhe televizorët UHD dhe do të lançohet në mënyrë progresive në të gjithë botën që nga dhjetori.

YouTube do të mbështesë video streaming HDR (High Dynamic Range), duke ofruar një gamë të gjerë të përmbajtjes HDR. Nisur përmes një përditësimi automatik të software, konsumatorët që përdorin televizorin Quantum dot dhe UHD mund t’a aksesojnë përmbajtjen HDR thjesht duke vizituar kategorinë HDR brenda aplikacionit YouTube në kanalin YouTube 4K, duke mundësuar një mënyrë të lehtë për të lundruar dhe për të shijuar përmbajtjen premium.

“Me disponueshmërinë globale të YouTube HDR, ne në Samsung jemi të lumtur të mbështesim përvojën më të mirë me pamjen HDR dhe një gamë të gjerë të përmbajtjes HDR për përdoruesit për t’a shijuar,” tha Seline Han, nënkryetarja e Biznesit të Pamjes Vizuale në Samsung Electronics. “Ne jemi të sigurt se televizorët tanë do të sjellin në jetë eksperiencën 3 dimendionale të pamjes HDR – dhe e gjitha kjo në komoditetin e shtëpisë së përdoruesit.”

Për t’u përshtatur me lançimin, aplikacioni YouTube do të përmbajë video të reja HDR nga krijues të famshëm të video-ve në YouTube, si për shembull MysteryGuitarMan dhe Jacob + Katie Schwarz. Për të siguruar përhapjen e përmbajtjes së re HDR, krijues të ndryshëm në YouTube do të përdorin YouTube Spaces LA dhe NYC, i cili mundëson burime të prodhimit HDR për krijuesit e përmbajtjeve.

Me një numër në rritje të ofruesve të përmbajtjes HDR, gjithashtu dhe të numrit të madh të krijuesve që prodhojnë përmbajtje HDR, mbështetja HDR e YouTube pritet të prezantojë më shumë lloje në vitin e ardhshëm dhe do të plotësojë kërkesat e përdoruesve për një ekperiencë të pamjes si në jetën reale në përmbajtjen që atyre u pëlqen më shumë, përcjell Atsh.

“Ne jemi të lumtur t’ju prezantojmë me lançimin e suportit HDR për televizorët Samsung Quantum dot,” tha Heather Thompson Rivera, Drejtor i Parteriteteve të Produktit në YouTube. “Duke kombinuar përkushtimin e Samsung për cilësinë e pamjes dhe dëshirën tonë për të ofruar përmbajtjen më të mirë të mundshme, ne do të punojmë së bashku për të ndërtuar një ekosistem të fortë që përmirëson krijimin e përmbajtjes HDR dhe lejon përdoruesit të shijojnë përmbajtje të ndryshme me cilësinë më të mirë të disponueshme.”

Shfaqja si një nga teknologjitë e pamjes më të mira në vitet e fundit, HDR është një teknologji e riprodhimit të imazhit që analizon raportin e kontrastit të një video për të ndihmuar shprehjen edhe të ndryshimeve më delikate në nuancat dhe tonalitetet e ngjyrës. E bashkuar me televizorët Samsung Quantum dot, figura që prodhohet duket më reale dhe si në jetë e përditshme në ekran. Për më tepër, televizorët Samsung Quantum dot kanë një kapacitet për të gjeneruar ndriçimin më të lartë me 1,000 nits, të optimizuar për një eksperiencë të pamjes më ideale HDR.