Me shpalljen e zgjedhjeve lokale, lideri i LSDM-së ka nisur të regrutoj kuadro shqiptare për të garuar edhe në komunat shqiptare.

Vala e parë e shqiptarëve që ju bashkuan Zaevit ishin zgjedhjet e parlamentare, ku të rinj e reja shqiptare në shtabet partiake pajiseshin me libreza të LSDM-së.

Ndërkaq një fenomenë i tillë po ndodhë edhe në zgjedhjet lokale, ku Zaev ka përforcuar mesfushën me dy analistë dhe profesor shqiptarë, Ismet Ramadanin dhe Mersel Bilalli.

Sipas informacionit, Ismet Ramadani është angazhuar nga Zeav për të bërë analizë në lidhje me avansimin e integrimit të vendit në NATO, ndërsa Mersel Bilalli për avansmin emarëdhënieve ndëretnike.

Ndryshe, edhe Bilalli edhe Ramadani janë kuadro të njohura për politikën në Maqedoni. Ata kanë pasur pozita udhëheqëse qysh në kohen e koalicionimit më LSDM-në e Cërvenkovskit, si kuadro të PPD-së, ndërsa më pas Bilalli ishte edhe këshilltar i ish kryeministrit Vllado Buçkovski dhe ish presidentit Boris Trajkovski.

Agjencia e lajmeve INA mëson se ka edhe intelektual tjerë që mbështesin kryeministrin Zaev, por ngurrojnë të dalin hapur në opinion.

Loja e rrezikshme e Zaevit në terrenin shqiptarë mund të pasoj me humbjen e drejtimit të komunave shqiptare në një kohë kur partitë shqiptare janë bërë pikë e pese duke mos bashkëpunuar pothuajse në asnjë komunë.

Zaev ka filluar ‘gjuetinë’ e disa intelektualëve të cilët janë lënë anash dhe janë degraduar nga partitë shqiptare, duke i lënë edhe pa punë dhe mbijetesë.