Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maaqedonisë Zoran Zaev është optimist se zgjedhjet do të mbahen në dhjetor dhe nuk beson se zvarritja e zgjedhjes së anëtarit të pestë në ad-hok trupin për medie do ta paralizojë marrëveshjen për zgjedhje të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor.

Zaev potencoi se, megjithatë, zgjedhja e anëtarit të pestë të ad-hok trupit dhe pastrimi i listës zgjedhore janë minimumi i kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve korrekte. Sipas tij, partitë nuk duhet të përzihen në zgjedhjen e anëtarit të pestë.

“Aman më nga partitë politike, qytetarëve u kanë ardhur në maje të hundës. Ka kritere meritore, ka vlera sipas të cilave edhe këta katër anëtarë të zgjedhur si ekspertë mund të ulen, të shkundin pak kokën dhe ngadalë t’i stabilizojnë mendimet, të orientohen dhe ta zgjedhin anëtarin e pestë. Si një nga kryetarët e partive më të mëdha apeloj te katër anëtarët që qysh në fillim të javës së ardhshme ta zgjedhin të pestin, nëse jo për diçka tjetër, për Maqedoninë”, deklaroi sot Zaevi.