Zoran Zaev ka reaguar me një letër në lidhje me listat për deputetë të OBRM-PDUKM-së duke thënë se bartësit e listave të udhëhequr nga ish kryeministri janë pasqyra të krimit, korrupsionit dhe dhunës e ekspozuar në Maqedoni në 10 vitet e kaluar.

“Këta njerëz vodhën më shumë se 5 miliardë euro para të qytetarëve për t’i vënë në llogaritë e tyre jashtë vendit, këta kërkojnë besimin tuaj por jo për të përmirësuar jetën tuaj, por për të vazhduar të vjedhin”, shkruan mes tjerash Zaev.

Ai gjithashtu ka shkruar se këta janë njerëzit që 10 vite ua thyen ëndrrat qytetarëve dhe nuk mund të qeverisin më shumë, duhet t’i ndalojmë që mos të shkatërrojnë shtëpinë e fëmijëve tonë.