Kryeministri i ri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se dëshiron të zhvillojë marrëdhënie më të mira me Serbinë dhe vlerësoi se qytetarët e të dyja shteteve nuk i bashkon vetëm e kaluara e përbashkët, por edhe e ardhmja e përbashkët evropiane.

Ai në një intervistë për “Novi magazin” të Beogradit, tha se integrimet evropiane janë interes strategjik i Maqedonisë dhe se në këtë kontekst do të përpiqet të zgjidhë kontestin me Greqinë rreth emërtimit të Maqedonisë, por ajo nuk do ta ndryshojë.

“Emri kushtetues i Republikës së Maqedonisë nuk do të ndryshohet”, tha Zaev.