Kryeministri Zoran Zaev ka arritur marrëveshje me Aleancën për Shqiptarët, gjegjësisht Ziadin Sela i ka premtuar se nesër do të votojë “për” ndryshimet kushtetuese.

“Kemi arritur marrëveshje. Jemi krenar që me kontributin tonë kemi bërë të paktën që fjalia e parë e Kushtetutës, Preambula, të heq padrejtësi për definimin e keq të gjërave. Kemi folur rreth kërkesave që Aleanca për Shqiptarët i ka pasur. Prej sot nuk do të kemi dy kategori të qytetarëve – qytetarë, si dhe qytetarë tjerë…, por do të jetë vetëm populli maqedonas, shqiptarë, turk etj.”, tha Sela./Portalb/