Rezultatet  nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale  për pushtetin janë një mesazh i qartë nga qytetarët për pakënaqësinë nga puna e tij dhe  arsye për ndryshimin pas përfundimit të raundit të dytë zgjedhor.

Sipas kryeministrit dhe liderit të LSDM-së Zoran Zaev me rezultatet e zgjedhjeve të kandidatit të tyre Stevo Pendarovski qytetarët  dërguan mesazh  për pakënaqësi nga  funksionarët duke paralajmëruar se do të vijojë “spastrim”.

“Mesazhi është se ka pakënaqësi nga zyrtarët, nga pushteti qendror, nga pushteti lokal. I përgjigjem, do të ketë një spastrim, natyrisht do të ketë një spastrim. Pas zgjedhjeve, do të ndodhin ndryshime. Ka ardhur koha që të dërgoj mesazhin tim tek ata që kanë qëndruar në shtëpi, shteti ynë është në pyetje. Ju e dërguat mesazhin, por mos e ndëshkoni shtetin për shkak të qeverisë lokale apo qendrore”, tha Zaev në tubimin e mbrëmshëm në komunën e Karposhit.