Lideri i LSDM, Zoran Zaev, pasi mori mandatin nga presidenti Ivanov, për Almakos tha se punët do te përshpejtohen që dispozita ligjore për ligjin për arsim të mesëm që ka të bëjë me testimin ekstern të shfuqizohet me procedurë të përshpejtuar dhe testimi ekstern të mbetet në historin arsimore të Maqedonisë si provë e dështuar./Almakos.co

Zaev shpalosi përmbajtjen e letrës dërguar Ivanovit.

Pasi e mori mandatin për formimin e Qeverisë së re, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev lexoi letrën e garancisë të cilën ia ka dërguar presidentit Ivanov.

“Garantohet unitaritet, sovraniteti integriteti territorial, pavarësia dhe multietniciteti i Maqedonisë. Garantojmë mbrojtje të renit Kushtetues, dhe tërësinë territoriale të Maqedonisë. Garantojmë mbrojtje të interesave shtetërore dhe avancim e jetës për të gjithë qytetarët pa dallim përkatësisë etnike, religjioze dhe përkatësisë gjuhësore. Garantojmë se procesi i sjelljes së vendimeve për qytetarët e Maqedonisë do të jetë në përputhje me vlerat themelore demokratike të sundimit të drejtësisë duke mos e vendosur Maqedoninë në situatë të nënshkrimit ose varshmërisë ndaj ndonjë shteti tjetër. Asnjë dokument Platformë, Deklaratë, Akt ose veprim që do të ishte në kundërshtim me qëndrimet e thëna më parë nuk mund të jenë kusht, e as bazë për formimin e as veprimin të Qeverisë së Maqedonisë”, tha mandatari Zoran Zaev.