Dorëheqja e kryeministrit Zoran Zaev është gati, vetëm pret nënshkrim, ndërsa kryeministri ka favorit të tij për kryeministër teknik, por sot nuk deshi që ta thotë emrin e tij para se propozimi sonte të kalojë përgjatë procedurave të organeve partiake. Ai dhe lideri i VMRO-DPMNE-së nesër në takimin e liderëve do të bisedojnë për zgjidhjet kadrovike për qeverinë e re teknike, tema të tjera nuk janë paraparë, por nëse ekziston interes i ndërsjellë mund të hapen.

Ai sot duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp me ministren e Drejtësisë Renata Deskoska dedikuar shlyerjes së kamatave për borxhe të dhëna për zbatim, në lidhje me mundësinë që të anulohen zgjedhjet theksoi se është i kënaqur nga arsyeshmëria e Parlamentit se deri në Vitin e Ri, e sipas disa paralajmërimeve edhe sot do të miratohen të gjitha ligjet të cilat kanë impakt nga 1 janari.

Theksoi se nëse Parlamenti e mban fjalën nuk ka nevojë nga anulimin e zgjedhjeve.

“Më 3 janar unë do ta dorëzoj dorëheqjen time dhe besoj se të njëjtën ditë do të mund të jepet mandati i kryetarit të ri të qeverisë që të mundet që në të njëjtën ditë të zgjidhet dhe t’i ruajmë afatet. Dorëheqja është gati, pret nënshkrimin”, tha Zaevi.

Favorit për kryeministër teknik ka, tha ai është propozuesi i autorizuar, por e respekton demokracinë partiake dhe do t’i presë vendimet e Bordit Qendror dhe Ekzekutiv, të cilat do të sillen sot në seancat e pasdites.

“T’i respektojmë institucionet politike të cilat vendosin për çështje të tilla, sonte do të dihet se kush do të jetë kryeministri teknik, nënkryetar i Çështjeve Ekonomike, dy zëvendësministrat me të drejtë vetoje”, tha Zaevi.

Në lidhje me takimin e nesërm me liderin e VMRO-DPMNE-së, tha se ai është me kërkesë të Mickoskit, sepse kjo është në përputhje me ligjin për Qeveri.

“Është i obliguar që si lider i partisë më të madhe opozitare t’i konsultojë dy partitë më të mëdha politike në pushtet. Ai vjen në Qeveri, do të bisedojmë për ministrin e ri të Punëve të Brendshme në qeverinë teknike, por edhe për kandidatët tjerë. Pastaj obligimin do ta realizojë me liderin e partisë së dytë më të madhe në pushtet”, theksoi Zaevi dhe shtoi se tema është qeveria teknike, por nëse ka interes të ndërsjellë mund të hapen edhe çështje të tjera.