Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, e ka dënuar sulmin e armatosur në Vjenë dhe ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.

“Lajme shokuese arrijnë nga Vjena, në kohën kur duhet të jemi të bashkuar dhe të ndërtojmë solidaritet. Unë fuqishëm e dënoj aktin terrorist dhe çdo akt të dhunës. Ngushëllimet e mia për familjarët dhe miqtë e viktimave, njerëzit në Vjenë dhe mikun tim Sebastin Kurz”, ka shkruar Zaev në Twitter.

Ndryshe, gjatë mbrëmjes së kaluar në sulmin në kryeqytetin austriak Vjenë, të paktën katër persona kanë mbetur të vdekur.