Zaev: Ekziston zgjidhje me Bullgarinë, të dyja vendet do të jenë fituese

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se “ne vazhdojmë miqësisht dhe do të jemi të kujdesshëm me narrativin tonë për shkak se e them se ekziston zgjidhje në të cilat dy palët do të dalin fituese. Besoj se edhe pala bullgare shkon në atë drejtim”.

Sipas Zaev, Maqedonia e Veriut në mënyrë miqësore duhet t’i qaset Bullgarisë dhe se vetëm me miqësi mund të zgjidhen problemet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me Bullgarinë jemi aleatë në NATO, kemi obligim të përbashkët që t’i përmirësojmë marrëdhëniet ndërfqinjësore dhe bashkëpunimin ndërmjet. E drejta e vetëvendosjes dhe vetidentifikimit janë vlera themelore evropiane. Gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas janë fakte të pamohueshme. Gjuha maqedonase është pjesë përbërëse e letërnjoftimit të Maqedonisë së Veriut dhe Kombeve të bashkuara. Deklarimet që përmbajnë ofendimi nuk çojnë në miqësi të vërtetë”, tha Zaev.

Ndryshe, Bullgaria ka të drejtën e vetos për fillim të negociatave në BE ndaj Maqedonisë së Veriut nëse nuk zgjidhen çështjet historike e që kanë të bëjnë më shekullin 18 dhe 19.