Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, përmes profilit të tij në Facebook pas rivotimit në Tearcë ka shkruar se LSDM ka fituar.

 

‘Fitorja e shumicës së qytetarëve të vendit kanë votuar për ndryshime dhe u konfirmua në Tearcën multietnike.

Urime të sinqerta për qytetarët e Tearcës që me votën e tyre shumë saktë konfirmuan disponimin e përgjithshëm në Maqedoni.

Maqedonia zgjodhi Ndryshime dhe Jetë! Tearca zgjodhi Ndryshime dhe Jetë’, kështu shkruan Zaev në FB.

Kujtojmë lexuesit se në rivotimin e djeshëm LSDM-ja ka marrë 245 vota, OBRM-PDUKM-ja 149. /Telegrafi/