Lideri I LSDM-së, Zoran Zaev, ka thënë se akoma janë të mundshme pengesa të reja në procesin e formimit të Qeverisë së re, duke shtuar gjasat për të ndodhë kjo janë gjithnjë e më të vogla, njofton SHENJA.

“Besoj se OSBE mund të ofrojë ndihmë të madhe në parandalimin e krizës, në zbatimin e reformave dhe stabilizimin e vendit, si dhe ofrimin e garancive se asnjëherë nuk do të përsëriten raste të tilla. Kërkuam që OSBE të përfshihet në të gjitha proceset e ardhshme me qëllim që të përshpejtohen proceset e stabilizimit të vendit”, ka thënë Zaev pas takimit me zyrtarë të OSBE-së, duke shtuar se do të luftojë deri në fund për një shtet të drejtë për të gjithë. /SHENJA/