Rizgjedhja e gjykatësve, pastaj nuk do të ketë testim ekstern dhe taksë radio-difuzive, ndërsa më pas qytetarët do të kenë edhe energji elektrike më të lirë. Këto do të jenë hapat e parë të qeverisë së e cila do të formohet në fund të majit ose në fillim të qershorit”, kështu u shpreh kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë.
“Ne treguam se nuk ka shtet të së drejtës në Maqedoni. Ne kemi paralajmëruar shumë masa të rëndësishme, të cila disa janë të lidhura edhe me afate. Shumë prindër, mësues presin të largojmë testimin ekstern, për shkak se ai është në fund të majit ose fillim të qershorit. Këtu është edhe largimi i taksës radio difuzive, kthimi i tarifës së lirë, ligji i menjëhershëm për media, rrjetet sociale”, deklaroi Zaev.

Ai theksoi se pas së enjtes së përgjakshme, duhet të ndodh qetësim politik, kombëtar, ndëretnik dhe partiak.
“Na kanë ardhur mbi kokë ndarjet, shumë të këqija lëshohen mbi popullin tonë dhe nuk mund të presin perspektivë dhe të ardhme të mirë për Maqedoninë nëse mbetet kështu. Unë jam krishter dhe falja më e madhe në fenë time, besoj ashtu është edhe tek muslimanët dhe katolikët – është të falësh armikun”, u shpreh Zaev.

Në pyetjen se nëse departizohet gjyqësori, a do të ketë nevojë për PSP-në, Zaev u përgjigj se kjo prokurori është formuar me konsenzus nga gjitha partitë dhe deputetët në Parlament dhe se ajo ka qëllimin dhe nevojën e vetë për të funksionuar.