Zaev: Jam i përkushtuar për bashkëpunim me të gjitha komunat, përfshirë edhe me Haraçinën

Kryeministri Zoran Zaev sot theksoi se është i përkushtuar për bashkëpunim me të gjitha komunat, përfshirë edhe me Haraçinën dhe se beson se deri në fund të mandatit kryetares së komunës Milikije Halimit do t’i realizohet projekti për ujësjellësin dhe kanalizimin.

“Si kryetar i Qeverisë jam i përkushtuar për bashkëpunim me të gjitha komunat. Haraçinës i përkushtoj pak më shumë vëmendje sepse është komunë rurale, ndërsa është njëra ndër më të mëdhatë. Deri më tani kemi bërë numër të madh kyçje për ujë, realizojmë projekte në disa shkolla për meremetimin e tyre, ndërsa ndërtohet edhe godinë e re komunale…E kemi bërë rezervuarin p.r ujë në fshatin Orlancë, ndërsa punojmë dhe jemi nga fundi të kyçjes së sistemit për furnizim me ujë në ujësjellësin e qytetit, ku “Ujësjellësi Shkup” e siguron kuantumin e nevojshëm të ujit, ndërsa me vetë dokumentacionin projektues tashmë ka filluar të financojë Ministria e Transportit dhe Lidhjeve nga Programi për ujësjellës dhe kanalizim”, tha Zaevi duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas hapjes së pompës së benzinës të 31-ën me radhë të Lukoilit në hyrje të Haraçinës.

Kryeminsitri përkujtoi se një vit e gjysmë kanë kryetar të Haraçinës dhe se mesatarisht për përpunim të projektit për kanalizim në zonë të madhe siç është Haraçina nevojiten mes një deri në dy vjet.

“Me linjën e re kreditore prej 55 milionë euro një ndër prioritetet janë të gjitha mjediset rurale si dhe Haraçina. besoj se deri në fund të mandatit të kryetares Halimi do ta realizojmë edhe projektin për ujësjellësin dhe kanalizimin, sepse simboli ishte “Nuk na duhet kantonizim, na duhet kanalizim”. Unë asnjëherë nuk do ta harroj atë, sepse edhe kjo ndihmon në konceptin “Një shoqëri për të gjithë”. Besoj se punojmë siç është rendi – dokumentacion projektues, mbikëqyrje, revizion të projektit, miratim për ndërtim, sigurim të mjeteve financiare dhe implementim të projektit”, tha Zaevi.

Ai shtoi se në Haraçinë kanë bërë shumë trotuare, rrugë, kanë ndihmuar për kishën dhe xhaminë, or për fat të keq, siç shtoi, niveli i zhvillimit paraprakisht ishte nivel shumë i ulët.

SHPËRNDAJE