Bashkohuni, po fiton Republika e Maqedonisë qytetare, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, para qytetarëve duke e përfunduar marshin me moton “Lufta vazhdon, vota fiton”.

“ Jemi duke e shkruar historinë, po rrëzojmë regjim, po e hapim rrugën e jetës. Dëgjoni të gjithë, marshi i sotëm, marshi i jonë është zëri i jonë. Ky marsh tashmë paralajmëroi:zëri po fiton. Bashkangjituni. Po fiton Republika e Maqedonisë qytetare”, deklaroi Zaev.

Para mijëra qytetarëve ai theksoi se arma e jonë është zëri i jonë.

“Ne qytetarët e Maqedonisë e kemi ngritur zërin. Sot në këtë datë të ndritshme, 11 tetori, zëshëm themi: Po, lufta vazhdon. Dolëm mijëra pikërisht sot në Ditën e kryengritjes popullore, në Ditën e luftës anti fashiste, kemi qëndruar këtu para parkut Gruaja luftëtare për nder të grave luftëtare për të porositur se lufta e tyre për liri është edhe lufta e jonë për liri. Ata u ngritën, luftuan dhe u përcaktuan. Edhe ne u ngritëm, po luftojmë dhe do të përcaktohemi. Arma e jonë është zëri ynë”, deklaroi Zaev.

Ai theksoi se nuk është koha për plane të vogla.

“Ka ardhur koha që na thërret secilin prej neve individualisht. Ka ardhur koha që ta bartim përgjegjësinë për ne dhe të gjitha gjeneratat e ardhshme. Jemi duke marshuar për kthimin e shtetit në duart e qytetarëve. Po e marrim nga mafia dhe familja e Nikolla Gruevskit, marshuam për kthimin e parave qytetarëve, gjithçka që vodhën, gjithçka do të kthejmë. Marshuam për paga me dinjitet prej të cilëve do të jetohet. Buxheti nuk do të mbushet vetëm nga paratë e qytetarëve, por edhe nga paratë e vjedhura e të dërguara në vendet parajsore. Marshuam për shëndetësinë që shëron”, theksoi Zaev.