Kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve tha se “si institucion jemi të gatshëm ta zbatojmë mendimin e ekspertëve të Komisionit të Venedikut në lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve”.

“Thamë se do ta respektojmë Komisionin e Venedikut, i cili do ta japë mendimin përfundimtar”, tha Zaev i cili tha se mund të bisedohet se sa është e rëndësishme e drejta e gjuhës që ata të formojnë mendimin e tyre,

Zaev theksoi se ligji është e drejtë njerëzore që del nga e drejta e përdorimit të gjuhës dhe se gjuha është mjet për kuptim që bashkëjetesa të jetë më e lehtë.

“Prej këtu vjen përdorimi i gjuhëve. Është e drejtë kushtetuese. Asgjë nuk ka ndryshuar në shtet”, tha mes tjerash Zaev.