Kryeministri i ri Zoran Zaev, sot zyrtarisht e mori funksionin dhe menjëherë i ka urdhëruar shërbimet e sigurisë që të bëjnë kontroll detal nëse në hapësirat e Qeverisë, veçmas në kabinetin e kryeministrit ka sisteme për përgjim dhe inçizim të fshehtë, njofton Portalb.mk.

“Qëllimi im është që të jem plotësisht i hapur dhe transparent. Por, ky është kabinet i kryeministrit ku besoj se nuk do të duhej të ketë aparate dhe sisteme, edhe pse në të kaluarën është treguar se ajo ka qenë e mundur”, tha Zaev.

Pasi që e ka marrë funksionin ai ka urdhëruar që të hapen portat e ndërtesës, pasi që ashtu siç tha, beson në transparencën e Qeverisë.