Bëhuni krenarë, kemi krijuar shtet sovran, ku jetojnë maqedonas, të njohur nga tërë bota. Ata që e kanë quajtur Blazhe Koneskin xhuxh nga Nebregova, nuk mund të shesin patriotizëm dhe nacionalizëm të rremë. Identitetin tonë e kemi ruajtur me mend dhe me mençuri, sot gjuha maqedonase është e njohur nga tërë bota, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në tribunën e sotme të LSDM-së dhe Koalicionit “Mundemi” në Prilep.

“Dëshmia e fundit se e kemi ruajtur dhe përforcuar identitetin dhe gjuhën tonë maqedonase është korniza negocuese me BE-në. Aty qartë qëndron se legjislatura evropiane do të përkthehet në gjuhën maqedpnase. Me vite në raportet e BE-së nuk ka qëndruar gjuha maqedonase, por gjuha zyrtare ose gjuha e shumicës së qytetarëve, sot kjo më nuk është kështu. Gjuha maqedonase, pa fusnota, pa yje”, tha Zaev.

Ai theksoi se qytetarët shohin se kush kujdeset për interesat kombëtare, kush mendon për qytetarët dhe ekonominë dhe për këtë shkak, siç tha, nuk do të lejojë që patriotët e rremë të VMRO-DPMNE-së ta kthejnë shtetin prapa në izolim dhe në zënka me fqinjët.