Nëse Gjykata Kushtetuese anulon vendimin për funksionin e Prokurorisë Speciale Publike atëherë do të ftojmë qytetarët në pa-dëgjueshmëri qytetare. Kështu ka deklaruar Zoran Zaev, sipas të cilit një vendim i këtillë i kushtetueses do të varroste sistemin e drejtësisë në vend dhe qytetarët do të jen të detyruar të marrin ligjin dhe drejtësinë në duart e tyre.

“Opozita në mënyrë të hapur jep mesazhin. Nëse ndodhë që Gjykata Kushtetuese të anuloj vendimin për funksionimin e Prokurorisë Speciale, ne do ti ftojmë qytetarët që ta marrin drejtësinë në duart e tyre . Kjo do të thotë se më nuk ka sistem të drejtësisë në Maqedoni, ky ishte institucioni i vetëm që jepte shpresë për të kthyer drejtësinë dhe shtetin e të drejtës në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Ndërkohë sa i përket vendimit të Ivanovit, Zaev pret nga partitë shqiptare BDI dhe PDSH të veprojnë në bazë të deklaratave të tyre duke këmbëngulur në shkarkimin Ivanovit nga funksioni president i shtetit.

“Pres që të veprojnë në bazë të deklaratave të tyre, nuk pajtohen me vendimin e vlerësojnë se është jo kushtetues edhe i jashtë ligjshëm. Të marrin masa për anulimin dhe për tërheqje të Gjoregje Ivanovit nga funksioni president I shtetit. Më primarë është që të anulohen këto vendime si jo kushtetuese dhe të jashtë ligjshme dhe vetëm në këtë mënyrë do të kthehemi në normalitet, ku proceset gjyqësore të vlejnë të gjithë njëjtë për të gjithë qytetarët”, tha Zaev.