Konfirmimi i solidaritetit dhe unitetit transatlantik kanë rëndësi vitale për ardhmërinë e Aleancës dhe për sigurinë e gjithë vendeve anëtare të NATO-së. Këtë e theksoi kryeministri Zoran Zaev i cili së bashku me liderët e vendeve anëtare të NATO-së mori pjesë në pjesën punuese të Samitit të Aleancës. Në deklaratën që e dha pas seancës së mbajtur, tha se NATO i përforcon pozitat përkundër sfidave, si dhe me nismën NATO2030 përforcohet lidhja mes Evropës, SHBA-së dhe NATO-s.

“Besojmë fortë se është e nevojshme të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë perspektivë të qartë Evropiane dhe Euro-atlantike. Nevojiten procese të parashikueshme, kredibile dhe të përforcuara të integrimit që të mos ketë vakum të sigurisë në Ballkan”, tha Zoran Zaev – kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Para fillimit të Samitit Zaev theksoi se për të ky është moment historik, ku Maqedonia për herë të parë merr pjesë si anëtare e plotfuqishme.

Theksoi se ky është sukses i madh për neve për shkak se ndajmë të njëjtat vlera, qëndrojmë krahë më krahë me aleatët tonë dhe jemi plotësisht të përkushtuar në sigurinë tonë kolektive.

“Anëtarësimi në NATO është realizuar si qëllim i ynë strategjik por me anëtarësimin tonë në Aleancë edhe më shumë e konfirmojmë sigurinë për Ballkanin Perëndimorë. Ne jemi të përkushtuar në vizionin për Ballkanin e shekullit 21 si rajon i paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit më të madh ekonomik me përfitime ekonomike dhe prosperitet për të gjithë qytetarët”, u shpreh kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së Jens Stolltenberg në intervistë tha se me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut, Aleanca ka dëshmuar se ka dyer të hapura dhe se hapet kapitull i ri i Aleancës. Ne jemi të pranishëm në rajon dhe jemi përgjegjës që të vazhdojë stabilizimi i rajonit, tha Stolltenberg.

“NATO çdoherë ka qenë dhe ende është i pranishëm në Ballkanin Perëndimorë. Para se gjithash kemi anëtare të reja nga ai rajon në vitet e fundit, me çka dëshmojmë se NATO mbetet e hapur për anëtare të reja si janë Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi dhe kjo është e rëndësishme, por gjithashtu punojmë me partnerët në rajon, ndërsa e kemi edhe KFOR-in në Kosovë”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Një nga temat e Samiti është edhe vendosja e forcave ushtarake të Pekinit në Detin jugor kinez dhe prania e madhe e Kinës, raportet NATO dhe Rusi, si dhe gjendja në Afganistan.

Në këtë samit të NATO-së, për herë të parë merr pjesë edhe presidenti i SHBA-ve, Xho Bajden sipas dëshirës së tij.