Lufta vazhdon – zëri fiton! Kjo moto  na bashkoi ne iniciatorët e Marshit qytetar , për  të cilin jemi këtu sot  që ta njoftojmë.

Vera Bunteska, Zllatko Origjanski, Tomçe Kezharovski, Irena Ristiq, Beni Shaqiri, Atanas Kostovski Vlatko Vasil dhe unë, ju ftojmë të merrni pjesë në Marshin qytatar  më 11 tetor, të gjithë së bashku të dërgojmë një mesazh të fortë të lirisë.

Veprimi qytetar vazhdon!

 

Ne qytetarët bëmë një bashkim që tia kthejmë jetën vetes!

E  kthejmë  lirinë tonë!

11 tetori është një simbol i luftës për liri, i kundërshtimit qytetar, i kryengritjes së popullit, i fitores.Për këtë arsye marshi ndodh më 11 tetor.

Ne vërtetojmë vendosmërinë tonë për të luftuar për një jetë dinjitoze në vendin tonë.Do të marshojmë për të luftuar varfërinë, për paga më të larta, vende pune, për të rinjtë që duan të jetojnë në vendin e tyre të lindjes.

Do të marshojmë për drejtësi, barazi, do të marshojmë për zërin e qytetarëve.

Sot, pas 75 vitesh nga themelimi i radhëve të partizanëve, arma jonë është zëri ynë.

Është  zëri që  thotë  PO jetës në Maqedoni dhe  zëri që i thotë JO regjimit.

I ftoj të gjithë, individët, shoqatat, komunitetet, partitë demokratike politike, të kaltra, të larma, të kuqe, të qytetit, nga fshati – bashkangjituni!

Të qëndrojmë së bashku me njëri-tjetrin, të rëndësishmëm në mënyrë të barabartë, pavarësisht nga çfarëdo dallim.

LUFTA VAZHDON, PO ZËRI FITON!

Ky është motivimi im të jemë një nga nismëtarët e marshit të 11 tetorit.

Ky është motivi im që të ftoj të gjithë qytetarët së bashku për të festuar festën të martën më 11 tetor 2016, që njofton ndryshimet  në Maqedoni.

 

Vera vazhdon, dhe do të keni mundësinë  për të dëgjuar motivin e të gjithëve nga ana e grupit të iniciativës.Unë e di se secili prej jush ka një motiv të vet  dhe për këtë arsye, shihemi më 11 tetor të martën, në orën 14.

Nisim në kryqëzimin e bulevardit Partizanski odredi dhe  rruga Ruzvelltova.

Ejani që të jemi së bashku më 11 tetor 2016, dita e Marshit i cili do të kujtohet.