Lideri i LSDM-së Zoran Zaev në një intervistë për Nova Tv kohë më parë pati deklaruar se dy bomba që ka publikuar ai kanë qenë specail për ish funksionar të BDI-së.

“Publikuam 2 nga 34 bomba apo 37 sa ishin, ishin special për BDI-në dhe unë publikisht them, janë të koruptuar edhe një pjesë e BDI-së dhe nuk mund të ikin nga kjo. Së bashku me VMRO-DPMNE-në kanë ndarë para nga pronësia e R.M. Vetëm për para ka devijuar kjo shoqëri, jo për diçka tjetër. Fuqia bëhët përshkak parave, dhe nuk ka dilema këtu”, pati deklaruar Zoran Zaev.

Zoran Zaev pasi tashmë është kandidat i vetëm njëherit mandatar për kryeministër i R.M vazhdimisht deklaron se në kabinetin e tij qeveritarë nuk do të ketë vend për ish funksionarë që janë nën hetim dhe dyshohen për keqpërdorime të detyrës zyrtare. Ai thotë se kundër gjithë këtyre personave do të ngritet kallëzim penal dhe do të ndeshen me organet e drejtësisë. Urojmë që Zaev personat e korruptuar nga BDI të mos lejoj që të bëhen pjesë e kabintetit të ri qeveritar.

Edhe Ali Ahmeti para një muaji pati deklaruar se do të kërkon që të investigohen të gjithë funksionarët e tij dhe nëse eventualisht vërtetohet se janë të futur në krim dhe korrupsion ata duhet të përgjigjen dhe njëherit të ngritet kallëzim penal ndaj tyre.