Zaev: Me albanofobinë që përhap VMRO-ja, nuk mund të shkojmë përpara

Kreu i Lidhjes Social-demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, ka theksuar sot se përmes albanofobisë që po përhap VMRO-DPMNE-ja, Maqedonia nuk mund të bëjë hapa drejt zhvillimit të vendit.

Zaev ka theksuar se edhe sikur vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, VMRO-ja do të pësoj sërish disfatë.

Zaev tha edhe njëherë se vendimi i Ivanovit nuk është i drejtë dhe se sipas tij nuk bëhet fjalë për Platformë shqiptare, por bëhet fjalë për Program qeveritar.

“Duhet të bëhet transferim demokratik i pushtetit. Nëse shkojnë në zgjedhje, do të humbin ndërsa ne do të kemi disa deputetë më shumë. Të supozojmë se Gruevski në zgjedhjet e reja do të ketë 62 deputetë, me cilën parti shqiptare do të bëj koalicion”, pyeti Zaev.