Kjo marrëveshje që u arrit, para së gjithash dhe mbi të gjitha është marrëveshje për qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe është dalje nga kriza politike, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Sipas tij, për LSDM-në, marrëveshja është e mjaftueshme për shkak se i siguron hapat për plotësimin e minimum dy kushteve, dhe kjo është minimum rregullimi i medieve përmes formimit të ad hok trupit, por gjithsesi edhe pastrimi i Listës Zgjedhore me aq sa ka mundësi.

“Me këto dy faza, presim një raportim të balancuar të medieve, presim respektim të standardeve profesionale, kodekseve etike, jo shpërndarjen e urrejtjes nga ana e medieve në Republikën e Maqedonisë, me qëllim që të paraqesim një shprehje sa më të mirë të vullnetit të lirë të qytetarëve. Njëkohësisht procesi në KSHZ që duhet të përfundoj në 30 ditët e ardhshme, dhe në fund do të konstatojmë ne liderët e katër partive politike, duhet që ta definoje Listën Zgjedhore se nuk do të jetë as 1.813.000 ose 1.804.000, por do të jetë midis 1.550.000 ose 1.580.000 votuesve. Kjo është tashmë diçka e re, diçka e drejtë, tërësisht po largohet mundësia që të keqpërdoren votuesi eventual në Listën Zgjedhore, e cila në mënyrë shtesë do ta garantoj shprehjen e garantuar të vullnetit të qytetarëve”, deklaroi Zaev.