Kryeministri Zoran Zaev ka thënë sot se janë kah fund i bisedimeve me partnerët e koalicionit për ministrin e ri të Shëndetësisë.

Sipas tij kjo është çështje ditësh kur do të bëhet publike emri i ri ministrit dhe me këtë të plotësohen edhe vendet e tjera ministrore, ministër pa resor dhe zv/ministër.

“Qytetarët presin ministrin e ri të Shëndetësisë. Pra, janë ditë në pyetje që edhe këtë vend të plotësojmë dhe besoj se do të kompletohen strukturat udhëheqëse të pushtetit ekzekutiv”, ka thënë Zaev./ Medial