Kryetari i LSDM-së dhe kandidat për kryeministër, Zoran Zaev ka folur sot në një konferencë të jashtëzakonshme për zgjedhjet e ditës së dielë ku ka apeluar deri tek qytetarët që të mos kenë frikë në ditën e zgjedhjeve.

”Të dielën do të jenë zgjedhjet më historike për Maqedoninë. Qytetarët vendosin për jetë apo për regjimin. Vendimi nga qytetarët vjen me vota të fshehta. E përsëris, me vota të fshehta. Vota që garantohen edhe me Kushtetutë. Askush nuk e di se për kë do të votoni. Nuk ka kamera dhe ky është fakt. Para fletës suaj jeni ju dhe vendosmëria juaj për të vendosur me përgjegjësi për të ardhmen tuaj.” tha mes tjerash Zaev