Në Gjykatën Penale në Shkup sot është planifikuar të mbahet seancë e gjykimit për rastin “Ryshfet”, kryeministri aktual Zoran Zaev dyshohet se si kryetar komune i Strumicës ka kërkuar ryshfet për privatizimin e tokës shtetërore. Në seancën e fundit mbrojtja e Zoran Zaevit ka kërkuar kopje të dëshmive nga lënda. Gjykatësja Dijana Gruevska Ilieska e detyroi Prokurorinë që t’i dorëzojë dëshmitë me qëllim që avokatët të mund të përgatisin mbrojtje që ta paraqesin akuzën prokuroriale dhe fjalimet hyrëse të Zoran Zaevit dhe avokatëve. /SHENJA/