Kryeministri Zoran Zaev tha se nëse dështojnë zgjedhjet presindeciale do të inciohen ndryshime kushtetuese me qëllim që presidenti të zgjidhjet në kuvend ose të hiqet censusi. I ftuar në emisionin “Rruga Drejt” që do të transmetohet sonte në orën 20:40 në Alsat, Zaev megjithatë u shpreh i bindur se zgjedhjet do të jenë të suksesshme. Kryeministri Zaev gjithashtu foli për zgjedhjet presidenciale, për financimin e fushatës, për rritjen e rrogave dhe ekonomisë, për largimin e qytetarëve nga vendi dhe për nepotizmin.

Unë jam i bindur se zgjedhjet do të jenë të suksesshme. Jam 99% i sigurt se do të jenë të suksesshme. Posaçërisht ja në fund të raundit të parë të fushatës, ashtu e shoh. Më në fund vendimet varen nga qytetarët dhe jo nga politikanët dhe partitë politike. Madje edhe sikur dikush të vendosë të bojkotojë në rrethin e dytë, qytetarët do të dalin dhe do të arrihet 40%, do të ketë census. Kjo është përshtypja ime. 00:58 Sidoqoftë Kushtetuta parasheh që menjëherë të shkohet përsëri në zgjedhje, nuk përcakton se pas sa kohësh. Por gjithësisë, ka edhe dy mundësi të tjera, ndryshim i Kushtetutës. Njëra mundësi është heqja e censusit dhe mundësia tjetër është që presidenti i shtetit të zgjidhet në Kuvend. Këto janë mundësitë që kemi në dispozicion. Unë thash jam përkrahës i idesë që presidenti të zgjidhet në Kuvend, sepse ashtu edhe dëgjoj nga qytetarët, ashtu thonë, “ njerëz bëjeni këtë gjë”. Sigurisht këtë gjë nuk e bënim dot para këtyre zgjedhjeve. Por, para disa të tjerave, ja e them se qëndrimi im personal, nuk jam konsultuar në parti, është që duhet të jemi racional në gjithçka- deklaroi Zoran Zaev- Kryeministër./Alsat/