Kryeministri i Maqedonisë, Zoran, Zaev sot është takuar me kryetarin e njërës nga kompanitë më të mëdha botuese në Ballkan, “Adria Media Grup”, Aleksandar Rodiq.

“Përpara Maqedonisë është një sfidë e madhe për reformimin e institucioneve dhe të sigurimit të jetës më të mirë të të gjithë qytetarëve. Qeveria e Maqedonisë është e vendosur që t’i zbatojë reformat themelore për demokratizimin e shoqërisë, në mesin e të cilave janë edhe kushtet për gazetari objektive dhe profesionale”, ka thënë Zaev.

Në takim gjithashtu është theksuar edhe rëndësia e lirive të mediave të cilat raportojnë në mënyrë të pavarur për ndodhitë politike në Maqedoni për gjatë kohës së krizës politike, por edhe nevoja për media plotësisht të lira, që është obligim për Republikën e Maqedonisë, e notuar në shumë raporte, të Komisionit Evropian, të grupit të ekspertëve të udhëhequr nga Rajnhard Pribe dhe të organizatave, por edhe institucioneve tjera ndërkombëtare.

Kryetari i “Adria Media Grup”, Rodiq e ka njoftuar kryeministrin Zaev se slogani i kompanisë është “gjithnjë në anën e qytetarëve” dhe se gazetarët e tyre të punësuar informatat që i plasojnë në opinion gjithnjë bazohen në fakte dhe argumente.