Zaev nuk do formojë qeveri pa mandatin e Ivanovit?

Një javë më parë, LSDM-ja dhe partitë shqiptare ranë dakord për gjetjen e një alternative tjetër për daljen nga kriza dhe bllokimin që la presidenti Ivanov pas refuzimit të mandatit për formimin e qeverisë së re ZoranZaevit.

Por, nga ana tjetër, mediet në Maqedoni kanë publikuar se mund të ketë tërheqje nga kjo ide. për shkak të ndryshimeve Kushtetuese.

Por, Zaev nuk do ta formojë qeverinë e re pa marrë mandatin nga presidenti Ivanovi, përcjell “Zhurnal”.

Por, meqë Ivanov po refuzon që t’i japë Zoran Zaevit mandatin për formimin e qeverisë, kërkesën Ivanovit për mandatim të kreut të LSDM¬-së mund të bëjë kryetari i ardhshëm i parlamentit, thonë burime të social-demokratëve.

Nga ana tjetër, Ivanov ka mbështetit idenë e VMRO-së për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.