Kryeministri Zoran Zaev dhe ambasadori David Geer sot mbajtën konferencë për shtyp në Qeverinë RVM-së.

“Nuk do të lejojmë arsye për anulime të reja”, tha Zaev duke shtuar se me ambasadorin e BE-së ka pasur takim të frytshëm dhe se kapitujt duhet të hapen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se optimizëm vendosin sinjalet e partnerëve evropian, se çështjet bilaterale nuk duhet të jenë gurrë për pengimin e fazës së parë të bisedimeve.

“Me Bullgarinë jemi aleatë në NATO, kemi obligime të përbashkëta që t’i përmirësojmë marrëdhënie ndërfqinjësore, bashkëpunimin e ndërsjellë dhe të ndërtojmë miqësi”, tha Zaev.