“Ne nuk guxojmë dhe nuk duhet të lejojmë të mos kemi një regjistrim për dhjetë vitet e ardhshme. Nëse jemi një vend që nuk kemi bërë regjistrim për 20 vjet, duhet ta bëjmë një orë e më parë. Unë jam i bindur se do të kemi një regjistrim të suksesshëm nga 1 deri më 21 Prill, siç është planifikuar”, tha Zoran Zaev, kur u pyet për të komentuar iniciativën e partisë opozitare VMRO-DPMNE për mbledhjen e nënshkrimeve për anulimin e Ligjit të Regjistrimit.

Zaev u shpreh se Ligji për regjistrimin e popullsisë është në përputhje me Eurostat dhe të gjitha standardet ndërkombëtare dhe se është një operacion statistikor, duke shtuar se çdo lloj bllokimi, çdo shpërqendrim i qytetarëve ose vendosja e pasigurisë, nuk është aspak një veprim patriotik ndaj shtetit.