Kryeministri Zaev është optimist se ligji për shtetësi do të zgjidhet përkundër bllokadave në Kuvend.

Ai tha se për momentin po analizojnë nëse Ligjin për shtetësi mund ta tërheqin si propozim dhe ta dorëzojnë me yllin e BE-së, pasi ky veprim është në përputhje me rregullativat dhe direktivat e duhura të BE-së.

“Nëse ka një mundësi të tillë, neve nuk na pengon edhe pse propozimi është i opozitës shqiptare, por bëhet fjalë për tekst të harmonizuar bashkërisht. Besoj se Kuvendi në njërën ose tjetrën mënyrë do të gjej zgjidhje për ta miratuar, pavarësisht bllokadave të bëra për arsye të panjohura. Akoma nuk mund ta kuptoj motivin e bllokadës”, deklaroi Zoran Zaev.