Kryeministri Zoran Zaev thotë se paga mesatare për muajin korrik në krahasim me të njëjtin muaj një vit më parë është rritur për 8.5%.

Zaev thotë se paga mesatare do të vazhdojë të rritet edhe kur ka krizë ekonomik dhe shëndetësore, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, paga mesatare neto gjatë muajit korrik është 27.231 debarë, dhe është rritur për 2.127 denarë. Kjo vjen si pasojë e rritjes së pagave në arsim dhe shëndetësi gjatë vitit të kaluar, si dhe masat efikase kundër-krizë gjatë kohës së pandemisë”, shkroi Zaev.

Zaev thekson se Qeveria përgatit kornizë në të cilën do të mundësojë që pagat dhe pensionet të rriten.

“Do të sigurojmë standard më të mirë jetësor dhe do ta ulim papunësinë. Vazhdojmë të investojmë në kapitalin njerëzor, dhe me këtë kontribuojmë në rritjen ekonomike. Ekonomia është e gatshme t’i përgjigjet sfidave të reja dhe të ofrojë mundësi për secilin”, tha Zaev.