Kryeministri Zoran Zaev, mbrëmë tubimin e mbajtur në Prilep, ka paralajmëruar ligj të ri për duhanin, përcjell Fol.

Në pajtim me ligjin, subvencionet do të rriten në vend 60 denarë si deri më tani, do të arrijnë 70 ose 80 denarë, varësisht nga arka. Qëllimi është, siç tha Zavev, prodhuesit të motivohen dhe të nxiten të marrin cilësi më të mirë.

Sipas tij, duhani nuk mund të qëndrojë vetëm në të ardhurat nga gjethet, por do të zhvillohet komplet. /Fol/