Më vjen turp që jam kryeministër i këtij vendi ku të burgosurit janë jashtë çdo standardi jetësor dhe social në Idrizovë”, tha sot kryeministri Zoran Zaev gjatë vizitës së tij në burgun e Idrizovës.

Zaev shtoi se në Idrizovë kushtet janë për 850 të burgosur, ndërsa momentalisht atje dënimin vuajn 1850 të burgosur.

Një nga zgjidhjet sipas Zaevit është ligji për amnisti, temë e cila siç tha, tashmë është hapur. Disa OJQ kanë hapur debatin, ndërsa Avokati i Popullit dhe Ministria e Drejtësisë do të kenë mendimin e tyre.

Zaevi theksoi se Qeveria dhe Parlamenti janë të përgatitur për zgjidhje të shpejtë të kushteve të jonjerëzore në burgun e Idrizovës./Telegrafi/