Me ndryshimet kushtetuese, në dokumentet personale do të mund të përcaktohet edhe përkatësia etnike. Kryeministri Zoran Zaev në debatin publik për ndryshimet kushtetuese theksoi se kjo bëhet me qëllim që të hiqet dilemat rreth përkatësisë kombëtare. Zaev u shpreh i bindur se faza e fundit e ndryshimeve kushtetuese do të kalojë përmes procesit inkluziv dhe se ndryshimet kushtetuese do të miratohen me kompromis parlamentar.

Do të mbetet shtetësia, por do të ketë grafë edhe për etninë që secili të përcaktohet siç dëshiron. Neve nuk kemi probleme dhe nuk do të kemi në të ardhmen më të drejtën tonë për vetëvendosje dhe vet-përcaktim. Të shohim se çfarë thonë ekspertët. Nëse nuk kanë guximin e nevojshëm, t’i inkurajojmë. Kur ndryshohen dokumentet personale, një grafë të shtohet dhe do të përcaktohem, por mund që të them jo unë dua të jem qytetar i këtij vendi nuk dua të përcaktohem por nëse dua ta kem mundësinë”- tha Zoran Zaev, kryeministër.

Ish ambasadori Nano Ruzhin duke folur për rëndësinë e marrëveshjes së Prespës theksoi se ajo është mundësia e vetme e cila Maqedonisë i garanton anëtarësim në struktura euro-atlantike.

Unë mbështes publikisht të gjitha mekanizmat legale që i përdor kjo Qeveri me qëllim zgjidhjen e këtij problemi dhe t’i përgjigjemi pyetjes Ku shkojmë? Shkojmë në NATO, në BE, në Ballkan stabil, shkojmë në aleancë me Greqinë, shkojmë në paqe. Aktorët e kësaj marrëveshje meritojnë më shumë se sa një duartrokitje”- pohoi Nano Ruzhin, rektor i universitetit FON.

Debati u fokusua edhe në çështjen e identitetit dhe kulturës. Studentët kërkuan që Marrëveshja me Bullgarinë dhe Greqinë të futen si dokumente në Preambulë. Debati publik për ndryshimet kushtetuese vazhdon të premten në ASHAM.