VMRO-DPMNE e di se nëse shkon në zgjedhje të reja do të humbë pasi askush nuk mund ta tolerojë një sjellje të tillë. Ky është komenti i liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, ndaj qëndrimit të VMRO-DPMNE-së, të vërtetuar edhe pas takimit të djeshëm me euro-komisarin Johannes Hahn, se zgjidhja e vetme për dalje nga kriza janë ose zgjedhje të reja ose qeveri e pakicës, transmeton FOL.

“Nëse shkojmë në zgjedhje, ata do të humbin, ndërsa ne do të kemi edhe disa deputet më shumë. Pas kësaj Gjorgje Ivanov mund të vendosë që përsëri të mos e japë mandatin. Të supozojmë se Gruevski në zgjedhjet e reja do të fitoje 62 deputet, me cilën parti shqiptare do të bëjë koalicion”, pyeti Zaevi duke shtuar se VMRO-DPMNE e di mirë se qytetarët maqedonas dhe bashkësia ndërkombëtare presin hapa konkretë.

I pyetur nëse diçka ka ndryshuar pas vizitës së djeshme të Han dhe të tre euro-deputetëve, lideri i LSDM-së theksoi se kanë ndryshuar shumë gjëra.