Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë Zoran Zaev sot është takuar me ambasadorin e Sllovenisë në Maqedoni, Milan Jazbec, me të cilin ka diskutuar rreth krizës aktuale politike dhe procesit të formimit të qeverisë, njoftuan nga LSDM-ja.

“Pres që në periudhën e ardhshme, në Kuvend të zgjidhet Kryeparlamentari i cili do të dërgojë letër deri te Ivanov se është formuar shumicë parlamentare dhe se fillon të vijojë afati kushtetues prej 10 ditësh për ndarjen e mandatit për formimin e qeverisë së re”, ka theksuar Zaev gjatë takimit me ambasadorin slloven.