Gjatë 15 viteve të fundit, shqiptarët e Maqedonisë janë përballur me një serë rastesh të diskriminimit të hapur të shtetit ndaj tyre, si çështjet “Sopoti”, “Brodeci” apo “Monstra”, për të cilat ka dyshime serioze që janë të montuara.

Duke parashtruar programin e tij, Zaev tha se qeveria do të angazhohet për zbardhjen e tyre dhe vendosjen e drejtësisë, shkruan Albeu.com.

Sa i përket gjuhës shqipe, Zaev tha se ajo do të bëhet gjuhë zyrtare atje ku shqiptarët përbëjnë më shumë se 20 për qind të komunitetit.