Mandatari për formim të Qeverisë Zoran Zaev pret ministra me vendime për problemet e qytetarëve, dhe jo me pyetje. Këtë Zaevi e tha në intervistën për DW në Bruksel pas takimit me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian Federika Mogerini dhe pesë kryeministrave të tjerët të Ballkanit Perëndimor, njofton Portalb.mk.

“Pres ministra të cilët kanë vendime, përgjegjësi, transparencë dhe llogaridhënie për problemet e qytetarëve”, tha Zaev.

Zaev pret që përbërja e Qeverisë së re të dihet deri nesër dhe më së voni deri në mesin e javës së ardhshme e njëjta të votohet në Kuvend.