Deri në fund të muajit prill pritet të përfundoj rikonstruimi i Qeverisë, ka deklaruar sot kryeministri Zoran Zaev.
Ndërkohë i pyetur nëse ministria e drejtësisë edhe më tej do të menaxhohet nga kuadër i BDI-së, kryeministri Zaev me përgjigje se bisedimet rreth kësaj çështje janë në rrjedh e sipër.
“Tanimë po bisedojmë për kuadër të caktuar. Unë i kam filluar bisedimet me partitë politike dhe deputetët në Parlament. Besoj se emërimet do të bëhen gjithnjë duke pasur për bazë kualitetin e kuadrove. Kjo është edhe arsyeja që akoma nuk kemi dalë me emër konkret për ministrin e drejtësisë. Dëshiroj ta shfrytëzoj hapësirën për bisedime rreth rikonstruimit të Qeverisë dhe vendeve vakante, dhe në gjithë këtë pako do ta plotësojmë edhe vendin vakant të Ministrisë së Drejtësisë”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.