Kryetari i LSDM-së sot ka pritur në takim zyrtarë ambasadorin e SHBA-ve në Maqedoni, Bejlin ku kanë diskutuar për gjendjen politike dhe për zgjedhjet e 11 dhjetorit.

”Qytetarët kanë zgjedhur ndryshimet në zgjedhjet e fundit në Maqedoni. Shumica e qytetarëve të Maqedonisë patjetër të respektohet dhe ata së shpejti do të kenë qeveri që do të punojë për interesat e tyre, pa përjashtim. është e rëndësishme që qytetarët e Maqedonisë nuk pranuan të provokohen nga pushteti.” tha mes tjerash Zaev.

Ambasadori Baily tha se do të vazhdojë takimet edhe me kryetarët tjerë të partive politike në Maqedoni.

Të premten ai u taku edhe me Nikolla Gruevskin.