Ballina Lajme Maqedoni Zaev: Viti 2017 do të jetë vit i jetës (VIDEO)

Zaev: Viti 2017 do të jetë vit i jetës (VIDEO)

Po e fillojmë vitin 2017 me shpresë se do ta kthejmë jetën në Maqedoni. Viti 2017 do të jetë viti i jetës tonë. Zgjodhëm jetë! Kështu theksoi lideri i LSDM-së Zoran Zaev në fjalimin e tij të fundvitit, transmeton Portalb.

“Fortë vendosëm që ta kthejmë jetën. Do të arrijmë t’i motivojmë fëmijët tanë të jetojnë dhe të punojnë në vend. T’i bindim se do të krijojmë kushte që të jenë të barabartë dhe të rehatshëm”, tha mes tjerash Zaev./Portalb