Dy javë pas reshjeve të bores, Komuna e Haraçinës nuk ka arrit të pastrojë rrugët. Banorët thonë se shumë here kanë kërkuar ndërhyrjen e Komunës, por kanë hasur ë vesh të shurdhur, andaj edhe jane drejtuar per ndihme në LSDM-në e Zaevit, parti e cila fitoi shumicën e votave në këtë Komunë.

“Ne kërkuam nga Oliver Spasovski dhe Zaevi, dhe ato i prune këto eskavatorë që dje dhe dy jave do i lejnë këtu që të pastrojnë, tjetërkush askush nuk interesohet per neve. Çfarë komune, ketu nuk funksionon as komuna asgje, as nuk pastrojnë as kryp nuk hedhin, që kur e kemi votuar Zaevin kanë filluar na ndihmojne.”

“Asgjë nuk punohet në Haracinë, Haracina ka 15.000 banorë , lufta u be na i prishin shtëpitë dhe gjithçka tjetër edhe nuk na kanë ndihmuar aspak. Komuna nuk punon asgjë, me kanalizim, me asfalt te gjitha i kemi rregulluar me kontributin tone”.

“Që dje kanë ardhur eskavatorët, i ka dërguar LSDM per të na pastruar rrugën. Pushteti ka qëndruar shurdh dhe qorr per këtë vend, ne sikur te ishim nga Azia apo Afrika. Ne e meritojmë një dite me te mire si Haracinë, nuk duhet të jemi të dënuar ne prej pushtetit”, ankohen disa banore.

Përkundër tentimit tone per të kontaktuar j me kreun e Haraçinës Brahim Ajvazi, shërbimet e Komunës na njoftuan ai nuk ndodhet në punë, ndërsa pranuan se Komuna nuk ka kapacitete per pastrimin e dëborës.

“Nuk funksionon ndërmarrja, nuk kemi ne as kamione as eskavatorë. Nuk kemi mjete.” Këto pjesët e rrugëve a nuk i pastroni? “JO”, thotë një punëtor. Në zgjedhjet e 11 dhjetorit, LSDM-ja në Haraçinë doli partia e pare duke fituar mbi 2 mijë vota./AlsatM/