Në takimin me qytetarët në Shtip, lideri socialdemokrat Zoran Zaev ka thënë se me intensitet të madh punohet në zgjidhjen e pikës së dytë të bisedimeve të grupeve të punës, ajo e rregullimit të mediave.

“Ambasadorët kanë paralajmëruar se deri më 19-të (çështja për) mediat patjetër të mbyllet nëse dum të kemi rregullim me kohë të mediave që të krijohet atmosferë për fer shanse për përfaqësimin e gjitha partive politike”, ka thënë Zaev.