LSDM-ja sonte vonë në sallën e sportit të shkollës fillore “Kiril Pejçinoviq” në Tearcë mbajti tubimin e fundit para heshtjes zgjedhore dhe rivotimit në vendvotimin 2011 të dielën në Tearcë. Para qytetarëve dhe mbështetësve të LSDM-së iu drejtuar edhe lideri i kësaj partie, Zoran Zaevi, transmeton TetovaSot.

“Jam i bindur për një fitore të bukur në Tearcë dhe flas për atë në të gjithë Maqedoninë dhe do të flas për këtë në të gjithë Maqedoninë. Kam ardhur këtu për të kërkuar mbështetje por edhe për të dhënë fjalën. Ta dini se me këtë mbështetje që e keni dhënë në votimin e parë dhe tani që do ta jepni kam ndërmend të kthehem prapa, sepse kam ndërmend për të punuar në emër tuaj dhe të drejtat tuaja”, tha Zaev.

Ai theksoi se pret fitore në zgjedhjet e përsëritura në Tearcë.

Në tubim fjalim mbajti edhe bartësi i listës së kandidatëve për deputetë të koalicionit të LSDM-së në zonë e gjashtë zgjedhore, Peter Shilegov dhe kandidatja shqiptare në këtë zonë Gjylymseri Kasapi./TetovaSot/