Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev deklaroi se rritjen e pagës minimale do ta publikojë sot ose nesër, njofton Portalb.mk.

“Punojmë në rritjen e re të pagës minimale. Nëse dialogu përfundon në mbrëmje ose në mëngjes, nesër do ta publikojmë”, tha Zaevi.

Ai ka thënë se me rritjen e rrogës minimale në 12.500 denarë, i kanë barazuar gjitha industritë dhe kanë siguruar më tepër para për buxhetet familjare.

Këtë deklaratë Zaevi e dha në kuadër të Konferencës rajonale “Mbrojtje sociale efektive: Përkrahje të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve për luftë kundër varfërisë”, ku e pranishme ishte ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe përfaqësues të UNICEF-it e Bankës Botërore.